BLUETOOTH

Samanta Karavella dhe 2Ton, çfarë bëjnë “Bashkë” dy këngëtarët?

15:21 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Samanta është ndër ato këngëtare që nuk i mungon kurrë skenës muzikore. Këngë të reja, klipe, koncerte, padiskutim që karriera e saj është në ditët më të arta. Një tjetër këngë, që shumë shpejt do të shndërrohet në hit, do të lançohet nesër. E si një nga këngëtaret me bashkëpunimet më të suksesshme, edhe këtë herë ajo ka zgjedhur një partner në këngën e radhës. Bëhet fjalë për reperin 2Ton, që këtë herë do të jetë pjesë e këngës “Bashkë”.

Tashmë është shndërruar në një traditë që pas çdo bashkëpunimi të saj me një këngëtar mashkull, përflitet për një lidhje. Pas “Bashkë”, me siguri lajmet për një lidhje mes Samantës dhe 2Ton do të bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. E sidomos pas kësaj fotoje, ku të dy shfaqen joshës në ashensor, gjatë klipit. Por deri atëherë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim suksesin e radhës nga kjo dyshe kaq simpatike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.