POLITIKË

Senatori italian në çadrën e PD: Kryeministri Basha ju çon në BE

13:59 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Senatori italian Mario Mauro ishte sot  në çadrën e PD tha se mbështet lëvizjen popullore për votën e lirë dhe Lulzim Bashën. “Ajo që po bëhet në këtë tendë nuk është vetëm e bazuar dhe e legjitimuar në kushtetutë, por edhe politikisht, e vetmja rrugë që mund të sjellë garanci për të siguruar lirinë e votes”. Senatori Italian Mario Mauro, ish-Ministër i Mbrojtjes në Itali, ish-Zëvendes-President i Parlamentit Europian, ishte sot në Sheshin e Lirisë ku bashkëbisedoi me qytetarët mbi vlerat e lirisë, të votës së lirë, të luftës ndaj drogës, krimit, dhe mbi standartet demokratike të një vendi. Mauro u shpreh se e mbështet plotësisht lëvizjen popullore për votën e lirë duke e quajtur atë një kauzë të drejtë. Ai theksoi se nuk është opozita por qeveria ka bojkotuar standardet demokratike.

Më poshtë bashkëbisedimi i plotë i senatorit Italian sot në Sheshin e Lirisë.

Mario Mauro:

“Unë jam sot këtu për të dhënë mbështetje maksimale nga Partia Popullore Europiane, për kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike. Dua të jem i qartë. Nuk jam këtu se jeni një parti që është pjesë e Partisë Popullore Europiane por jam këtu sepse ju po bëni edhe luftën tonë për demokracinë dhe lirinë. Jemi ne që duhet ti themi falemnderit Partisë Demokratike shqiptare. Unë kam ardhur këtu për tu thënë faleminderit. Pse e them, që ju po mbroni demokracinë dhe lirinë?!

Miqtë e mi. Shteti ka për detyrë të mbrojë lirinë e qytetarëve të vet. Shteti është mbrojtësi i lirisë dhe jetës së qytetarëve dhe jo pronari i tyre.

Sot të gjitha partitë thonë që mbrojnë liritë. Por unë dua që ne të kujtojmë dicka. Kur në vitin 1989 ra sistemi sovjetik, të gjitha partitë komuniste në Europë ndryshuan emrin e tyre. Të gjitha partitë komuniste në Europë, u bënë socialiste. Dhe të gjithë u bënë “europianistë”.

Dua të them se ne jemi këtu për ti thënë njerëzve çfarë është Europa e vërtetë. Europa e vërtetë është historia dhe dashuria e popullit shqiptar për lirinë dhe vendin e tij. Europa e vërtetë ka nevojë për Shqipërinë.

Ju sot kujtoni 130 vjetorin e shkollës së parë shqipe. Miqtë e mi, çfarë do të thotë të arsimohesh?! Të arsimohesh do të thotë që të bësh dallimin mes të mirës dhe të keqes. Dhe cila është ajo qeveri që mund të arsimojë dhe edukojë, qeveria e cila nuk kupton që droga është e keqe e që bën dëm?! Cila është ajo qeveri që mund të arsimojë dhe të ndihmojë në arsimimin e brezave, ajo që nuk kupton luftën kundër kriminalitetit dhe e nuk e zbaton atë maksimalisht?!

Dhe cila është ajo qeveri që mund ta çojë Shqipërinë në Europë dhe që është e aftë që të mbrojë këto vlera?! Ua them unë, se cila do të jetë ajo qeveri. Qeveria e Lulzim Bashës.

Pikërisht sot kur projekti europian kalon vështirësitë e veta përgjegjësia është akoma edhe më e lartë. Projekti politik i Europës së bashkuar është projekti që i ka lejuar Europës të jetojë në paqe për 70 vjet. Nëse vëreni historinë tonë, gjendja normale e jetës tone, nuk ka qënë paqja, por lufta. Pa këto vlera dhe pa këtë vision, ka konflikt dhe vetëm konflikt. Dhe për këto arsye, është shumë e rëndësishme që të luftojmë për lirinë dhe demokracinë.

Sepse mjafton në një vend që liria dhe demokracia t​ë jetë e nëpërkëmbur, më tej në të gjithë Evropën vlen e njëjta gjë. Dhe për këtë arsye, populli shqiptar duhet të jetë më i vendosur se kurrë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sepse zgjedhjet e lira në Shqipëri, çojnë përpara projektin e Europës së bashkuar, sepse kjo bën që Europa të jetë vetvetja, toka e lirisë dhe e demokracisë. Në të kundërt, do të kthehej ne një Bashkim Sovjetik dhe këtë nuk do ta lejojmë.

Miq të dashur, dua ta mbyll fjalën time me një situatë që unë e kujtoj çdo ditë.

Shumë vite më pare, kur unë isha 19 vjeç shkova në Poloni, një vend që ishte nën diktaturën komuniste. Isha student në universitet dhe qëllimi ishte të merrnim shkrimet, librat e shkrimtarëve polakë, e ti nxirrnim jashtë Polonisë që të njihnim gjithë Europën me vuajtjet dhe eksperiencat e këtij vendi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.