BOTA

Shqiptarja paketohet brenda motorit te furgonit,për të kaluar në Britani

15:53 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një rast tejet i rrallë ka ndodhur së fundmi, ku protagoste është një shtetase shqiptare, e cila ka përdorur një metodë ndryshe, për kalimin e paligjshëm në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore.

Sipas mediave britanike një trafikant i qenieve njerëzore është burgosur për tre vite, pasi është përpjekur të dërgojë në Britani një shqiptare, duke e fshehur në motorin e furgonit të tij.

Daily Mail ka publikuar fotot e shqiptares të fshehur brenda në motorin e mjetit, duke theksuar se fotografitë janë marrë nga forca kufitare britanike, të cilat tregojnë vendin e posaçëm ku ishte krijuar hapësira për të fshehur gruan.

Mjeti është ndaluar  teksa po tentonte të kalonte nëpërmjet kanalit lidhës midis Francës dhe Britanisë.

Shoferi i mjetit, i dënuar tashmë është Nicolae Chirvas nga Moldavia, i cili ka dhënë deklarata kontradiktore për oficerët e policisë.

Paul Morgan, drejtor kufiri, ka deklaruar se kur oficerët dërguan furgonin për kontroll gjetën një pjesë të përshtatur për fshehjen e një personi.

I gjithë motori ishte ulur dhe ishte krijuar një hapësirë e zbrazët. Aty prisnim të gjenim një rrotë rezervë, por zyrtarët në vend të saj gjetën një grua”, tha ai.

Ai shtoi se kjo është një mënyrë dëshpëruese që njerëzit përdorin për të kaluar kontrollet kufitare në Mbretërinë e Bashkuar.

Gruaja-shtoi ai- është një shtetase shqiptare. Hetimet kanë zbuluar se gruaja kishte qëndruar brenda një hapësire të ngushtë prej 1 m e 75 cm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.