POLITIKË

S’pranohet kërkesa e Roshit, gjykata: Shkarkimi sipas Kushtetutës

14:23 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kërkesa e Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i cili pretendon se vendimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shkarkimin e tij është anti-kushtetues, është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Në nisjen e seancës, avokatët e Roshit janë shprehur se Komisioni Qendror i zgjedhjeve dhe Këshilli i Ministrave kanë shkelur Kushtetutën, kur kanë marrë vendimin për shkarkimin e e tij nga detyra në fund të muajit dhjetor 2016. Mirëpo, nga ana tjetër, gjykatësit i dhanë prioritet argumentave të përfaqësuesve ligjorë të qeverisë që mbrojtën idenë e shkarkimit. Kështu Roshi e ka gjetur veten “të braktisur” nga qeveria, ku ai bën pjesë, si dhe nga mbështetja e Edi Ramës. Ky i fundit duket se ka ndryshuar tërësisht qëndrim kundrejt ish-kryebashkiakut të Kavajës, duke vendosur të mos e mbrojë më.

Akuza e Prokurorisë për Elvis Roshin

– Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali.

– Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër.
– Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.
– Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.
– Në vitin 2015 DEA/US, ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, duke konstatuar se subjektet deklarues të mësipërm përfshihen në fushën e ndalimit të parashikuar në nenin 2, pika 1, gërma a) dhe pika 2, gërma a) dhe b) të ligjit.

Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Falsifikimit të formularëve, neni 190 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.