Tech

TELENOVELA / “Sarasvatiçandra”, Anushka tregon të vërtetën… ja çfarë do ndodhë nesër

09:21 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kumud lutet për Sarasin. Doktori thotë se gjendja ë tij është kritike dhe 12 orët në vazhdim do tregojnë nëse ai do jetojë apo jo. Doktorët e çojnë Sarasin në dhomën ku merret trajtim intensive dhe nuk i lënë familjarët të hyjnë. Kumud sheh Sarasin nga xhami duke qarë. Ajo mendon për momentet e bukura me Sarasin. Më pas hap sytë dhe shikon që Saras lëviz. Kumud lajmëron doktorët. Gunial i kërkon të gjithëve të hanë por ata janë të mërzitur për Sarasin dhe askush nuk e ka mendjen tek ushqimi. Gunial sheh Anushkën të mërzitur dhe i thotë asaj se e di që dita e martesës për një vajzë është më e bukura por pasi Saras të bëhet mirë ata do bëjnë përsëri dasëm. Vidiaçatur thotë se nuk e di pse Zoti i dha këtë aksident Sarasit. Anushka i thotë se nuk ishte aksident. Kabir e pyet çfarë do të thotë. Anushka thotë se ishte një plan. Të gjithë habiten. Kabir e pyet plani i kujt ishte. Anushka thotë se ishte plani i Rohitit. Ajo qan dhe thotë se Rohti nuk është kushëriri i saj. Vidiaçatur e pyet pse nuk i ka thënë më parë. Anushka thotë se ai ka rrëmbyer vëllain e saj. Kabir i kërkon asaj të tregojë çfarë ka ndodhur. Anushka i thotë se ishte e lumtur kur i tha prindërve që do martohej dhe gjithçka ishte në rregull por kur ajo shkoi të merrte ilaçe Rohit e ndaloi rrugës dhe i tregoi foton e vëllait të rrëmbyer. Rohit i ka kërkuar asaj të shkatërrojë familjen Desai. Kabir i thotë Anushkës se ajo e ka tradhëtuar atë duke vënë në rrezik jetën e Sarasit për vëllain e saj. Anushka kërkon falje. Kabir i thotë se nuk do ta falë kurrë. Vidiaçatur qetëson Kabirin dhe mbron Anushkën. Edhe Deni e Gunial thonë se çdokush në vendin e Anushkës kështu do vepronte. Të gjithë shkojnë në spital. Doktori thotë se Saras është jashtë rrezikut. Kumud thotë se ka frikë ta takojë Sarasin pasi prej saj ai rrezikoi jetën. Saras nxirret nga spitali me karrige invalidi. Saras i sheh ata çuditshëm. Ai pyet kush jeni ju. Të gjithë habiten. Saras thotë se nuk i njeh ata./revistawho.com


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.