![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 21-vjeçar ka thyer një bankë të nivelit të dytë në Kombinat, por nuk ka mundur të marrë asgjë. Ai është prangosur më pas, falë pamjeve të kamerave të sigurisë.
Specialistët e Seksionit për hetimin vjedhjeve me dhunë e armë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit: N. C., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 05.03.2017, ka thyer xhamin e derës së një Banke të nivelit të dytë, e më pas ka hyrë brenda dhe ka kontrolluar sirtarët dhe është larguar pa marr asgjë, kjo konstatohet dhe nga punonjësit e bankës.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e bankave ose arkave të kursimit” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 136-22 i Kodit Penal.