AKTUALITET

Zbardhen dëshmitë/ Kryeplaku: Ish-komando ia preu kokën Hoxhës në derën e shtëpisë

13:55 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja makabër e ndodhur dy ditë më parë që tronditi Këlcyrën, ku ish-komando Alban Voda i preu me thikë kokën një 66-vjeçari, që ishte edhe fqinji i tij. Kryeplaku i fshatit “Ujë Mirë”, të njësisë administrative Sukë, ku edhe ka ndodhur krimi makabër, Asllan Sako, ka rrëfyer detaje nga ngjarja. Në dëshminë e tij, ai ka pohuar se, ka qenë pikërisht babai i 30-vjeçarit, Alban Vodës, që e ka marrë në telefon dhe e ka vënë në dijeni për ngjarjen, duke i pohuar se djali i tij kishte vrarë 66-vjeçarin, Nesim Hoxha. Sako tregoi se krimi kishte ndodhur në derën e shtëpisë së autorit, ndërsa sipas tij, dy familjet kishin marrëdhënie shumë të mira. Nga ana tjetër, kryeplaku ka bërë të ditur se para një viti Albani kishte dhunuar viktimën, ndërsa nuk diheshin arsyet e këtij konflikti. “Të dyja familjet kishin marrëdhënie të mirë. Albani me viktimën kishin mosmarrëveshje. Përpara 1 viti, Albani e kishte dhunuar Nestimin. Nuk e dimë arsyen e konfliktit mes të dyve”, – tha Sako. Ndërkaq, edhe dëshmitarë okularë kanë treguar për policinë ngjarjen. Ata janë shprehur se fillimisht, ish-komandoja e goditi me thikë në brinjë 66-vjeçarin Nesim Hoxha. Sipas tyre, duke parë që i moshuari nuk kishte vdekur, Hoda në mënyrë makabre i preu kokën. ”Fillimisht Albani e goditi me thikë në brinjë. Pasi pa që ai nuk kishte vdekur, ai i preu kokën”, – kanë thënë dëshmitarët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.