20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 8 Mars 1997

06:00 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Durrës bojkotohet mësimi
 
Nxënës në rrugë: Dhe ne si Vlora




Durrës- ‘Jemi me Vlorën’ Kjo ka qenë thirrja që ka nxjerrë dje në rrugë gjimnazistët e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” te Durrësit.  Një peticion i firmosur prej tyre i ka kujtuar drejtorisë së shkollës se gjimnazistët durresakë solidarizohen tërësisht me kërkesat e grevistëve të Vlorës. Grevë pa afat kanë siguruar durresakët të cilët mbeten pranë studenteve vlonjatë pasi siç thonë ata “nuk duam që miqtë tanë vlonjatë të vdesin”. Me gjimnazistët e “Gjergj Katriotit” janë solidarizuar dje edhe nxenësit e shkollës së mesme industriale dhe ata të shkollës Teknologjike “Hysen Çela”, të cilët po dje bojkotuan masivisht mësimin. Kërkesat e njëjta edhe nga nxënësit e këtyre shkollave të cilët peticionet e tyre kanë të njëtat kërkesa “Jemi me Vlorën” plotësojuni kërkesat. Durresakët kanë vendosur se vetëm kur studentët vlonjatë dalin nga greva e flijimit ata do te kthenen ne klasat e tyre. Gjatë manifestimeve paqësore, që ata kanë zhvilluar në oborret e shkollave, janë dëgjuar shpesh thirrjet “Vlora, Vlora”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.