AKTUALITET

74- vjeçarja që u gjet e vdekur në banesë, është mbytur me trikon e saj

12:57 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E moshuara 74-vjeçare e cila u gjend e vdekur në banesën e saj në Bërzhitë të Tiranës e lidhur me duar e këmbë është mbytur me trikon e saj, që e moshura të mos bërtiste, kjo i ka sjedhe asfiksine duke e mbytur.

E moshuara ishte e ve dhe jetonte e vetme pasi nuk kishte fëmijë, ndërsa ishte grabitur edhe herë të tjera. Sipas të afërmeve, grabitja e para e banesës së saj ka ndodhur në prill 2015, ndërsa ata pohuan se pasi e kishin dhunuar i kishin marrë 2 milionë e 400 mijë lekë. Të afërmit thanë se policia nuk bëri asgjë për grabitjen e parë. E moshuara i siguronte të ardhurat e saj nga blegtoria, ndërsa shtëpinë ia kishte rikostruktuar një fondacion holandez para dy vitesh të cilët   kanë blerë edhe pajisje elektroshtëpiake.

Po ashtu, të afërmit raportuan se prej dy ditësh nuk e kishin parë të moshuarën të nxirrte bagëtitë, por duke qenë se dera e banesës ishte hapur ata nuk ka menduar se i ka ndodhur gjë. Pasi kanë shkuar në banesë, kryeplaku ka gjetur të moshuarën në prag të derës, këmbë e duar të lidhur dhe në kokë ishte e mbuluar me një copë të zezë. Kryeplaku ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e metejshme të krimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.