Uncategorized

8 Marsi/ Meta në zyrën e Klajda Gjoshës: Gra, bëhuni bashkë

16:44 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ditë ndryshe me vajzat dhe gratë e LSI, në zyrën e Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha.
Kështu zgjodhi ta nisë ditën në këtë 8 mars, Kryetari i LSI-së,  Ilir Meta. Mes urimesh dhe shkëmbimit të energjisë pozitive, Meta vlerësoi dhe shprehu mbështetjen më maksimale për shpirtin human të grave dhe vajzave, forcën e tyre, përkushtimin, jo vetëm për familjen por edhe për të ardhmen europiane të vendit.
Kryetari i LSI-së theksoi se sfidat janë më të lehta kur gratë fuqizohen dhe se roli i tyre në shoqëri ka shumë peshë kur ato janë bashkë në çdo kauzë.
“Sepse sfidat janë më të lehta për t’u kapërcyer kur vajzat dhe gratë fuqizohen. Sepse i roli i tyre në shoqëri ka më shumë peshë kur ato janë bashkë për një kauzë të caktuar”, – u shpreh z. Meta.
Kështu nisi dita e 8 marsit për zonjat e LSI-së. Tashmë ato janë në të gjithë Shqipërinë për t’iu dhënë mbështetjen çdo gruaje, nëne, vajze, në çdo cep të Shqipërisë. “Gëzuar 8 marsin!”, – u shpreh Meta në këtë ditës feste.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.