POLITIKË

8 Marsi/ Rama, burrave: Sa më pak frikë nga protagonizmi i grave

11:12 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në ditën ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, pikërisht nga aktiviteti i organizuar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gjetur rastin për t’u dhënë një këshillë meshkujve. Ai theksoi se burrat duhet të kenë sa më pak frikë nga protagonizmi i grave, sepse kështu do të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur.

“Në emër të minoritetit të burrave që këtu e përfaqësoj denjësisht si i vetëm, duke gjetur ngushëllimin vetëm tek kamarierët e të njëjtës gjini, unë nuk dua të marr sot asnjë minutë nga koha juaj dhe për më tepër s’dua të ndjehem dhe të më ndieni si inferior pas fjalës së Lindës që ka luksin të flasë shumë rrallë dhe të mendohet gjatë para se të flasë”, – tha Rama, i cili më tej vijon: “Dua vetëm të them që jam shumë i bindur që sa më shumë vend, gra dhe vajza të gjejnë në shoqëri dhe sa më shumë ne t’u besojmë grave dhe vajzave atë që konsensualisht ua besojmë edhe brenda mureve të shtëpisë, sa më shumë të vetëdijësohemi se roli i tyre i pazëvendësueshëm… s’është zemërgjerësi, por është vetëdije se sa më mirë të jenë gratë dhe vajzat rreth teje, aq më mirë është për ty dhe sa më mirë të jetë shoqëria falë grave dhe vajzave aq më mirë është për ty. Nga lartësia e 198 cm të mia unë mund t’i siguroj gjithë burrat se sa më pak frikë që të kenë nga protagonizmi i grave, aq më të sigurt dhe të mbrojtur do jenë”, theksoi më tej kreu i Qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.