AKTUALITET

Aksident në Vlorë/ Tre të rinjtë, në gjendje të dehur, përplasen me murin

18:44 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Enrik Mehmeti

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Vlorë. Makina e tipit “Audi” A6, me të cilin udhëtonin të plagosurit, është përplasur me një mur në zonën pranë xhamisë të qytetit bregdetar. Të rinjtë me inicialet M.D, 24 vjeç, R.L, 26 vjeç dhe B.Z, 28 vjeç, kanë pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe kokë. Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga kontrolli i parë që i është ushtruar të rinjve, rezulton se ata kanë konsumuar sasi të madhe alkooli. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por dyshohet se shkak i aksidentit është bërë gjendja e dehur e tre të rinjve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.