BLUETOOTH

BLUETOOTH / Nostalgji – Kur ishim të vegjël..!

09:03 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi në Suplementin rozë të “Gazeta Shqiptare” “BLUEOTOOTH” të disa viteve më parë, doni të kujtoni si kanë qenë asokohe VIP-at dhe politikanët tanë dhe çfarë kanë thënë ata, zbulojeni në www.gsh.al  




Foto të personazheve të njohur, në moshën e fëmijërisë

Kur ishim të vegjël..!

Si kanë qenë Olti Xhezo, Princi Leka, Irsa Demneri, etj
Kujtimet e vegjëlisë janë një ndër pjesët më të bukura të jetës sonë, që sa më tepër rritemi aq me nostalgji i kujtojmë. Momente të bukura, imazhe të një paraqitjeje të brishtë që ka ardhur me ndryshimin e kohës. Shumë prej nesh që kanë arritur në një moshë madhore kujtojnë vazhdimisht nëpërmjet fotografive, kohën kur ishim të vegjël… Por si kanë qenë personazhet e njohur të botës shqiptare të vegjël, atëherë kur vishnin pantallona të shkurtra; përqafonin kukullat e preferuara, por dhe qanin paksa përpara aparatit fotografik…

Irsa Demneri
Bukuroshja që u zgjodh “Miss Shqipëria 2007”, duket se që në fëmijëri ka spikatur për ëmbëlsinë e saj, të cilën për hir të së vërtetës e ruan ende. Nga Irsa e vogël mund të dallojmë shumë mirë kaçurrelat e bukura, të cilat me kohën janë bërë dhe një ndër “armët” më të mira të bukurisë së saj prej miss-i; buzëqeshja, sigurisht ajo vjen shumë çiltër dhe e këndshme, ende ruhet nëpër përvijimet e fytyrës së një prej vajzave më të bukura shqiptare. Mjafton të krahasojmë pozën e realizuar në vegjëli të Irsës, ku ajo shtrëngon mes duarve kukullën e saj, me fotot e saj të tanishme, për të kuptuar që bukuria është rritur së bashku me Irsa Demnerin.

Olti Xhezo
Mbahet mend nga të gjithë si Misteri i parë shqiptar. I bukur, joshës dhe shumë elegant, ai është një ndër djemtë më të bukur shqiptarë. Por, si ka qenë ai në moshën 5-vjeçare? Ja tek mund ta shikoni Oltin e vogël, i veshur me pantallona të shkurtra, që i buzëqesh dhe përshëndet me dorë aparatin. Po të shikohet me kujdes mund të vëmë re dhe një farë ngurrimi që Olti 5-vjeçar ka kundrejt aparatit fotografik, gjë që shfaqet më në pah nga buzëqeshja e turpshme që ai i drejton atij. Sot, Olti është një ndër meshkujt më joshës të botës shqiptare dhe nga pozat që ai merr përballë flesh-it, mund të themi që e ka kapërcyer ndrojtjen ndaj objektivit.

Isida Mollaymeri
Balerina soliste e Teatrit të Operas dhe Baletit, duket se që në fëmijërinë e saj ka pasur një natyrë të hedhur dhe shumë eksplozive. Shumë elegante, e qeshur, çapkëne, Isida duket se ëndrrën e saj për t’u bërë balerinë e ka kultivuar që në fëmijërinë e hershme. E veshur me një komplet baleti, me trupin e vendosur plot hir në pozicion, Isida e vogël duket se gëzon ndërsa fotografohet nga aparati. Sot, ajo vazhdon të ruajë linja elegante të trupit dhe gjithashtu t’i përkushtohet ende me gjithë zemër baletit. Ndërkohë që duket se pasioni i saj për koreografinë është rritur bashkë me të.

Princi Leka
Një ndër fotot më interesante është ajo e Princit të shqiptarëve, Leka Zogu II. Fotografia është realizuar kur princi ka qenë në moshën 5 vjeç, ndërkohë që ai mban të veshur një komplet të bukur marinari ngjyrë të bardhë. Flokët e tij shumë të verdhë i bien shpupuritur mbi ballë, ndërkohë që nga fotoja duket se në momentin që kjo është realizuar Princi i ka pasur sytë e përlotur. Sot, trashëgimtari i kurorës mbretërore vazhdon të ruajë ende tiparet e tij bionde, por ndoshta jo aq të theksuara sa kur ka qenë fëmijë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.