BOTA

Dhunonte gruan e sëmurë dhe fëmijët, arrestohet shqiptari në Itali

13:24 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dhunonte  gruan e tij të sëmure me tumor edhe kur ishte me kimioterapi, bashkë me dy fëmijët e tyre.

Nje shqiptar 43-vjeç me banim në Itali rrezikon  katër vite burg në shtetin fqinj.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e tani pret dënimin final nga gjykata u zbulua rastësisht, në një ditë kur dikush pa fëmijët që ulërinin për ndihmë, pasi kishin vizituar varrin e së ëmës.

Gjithçka ka ndodhur në Padova ku shqiptari, baba dhe burrë i dhunshëm u vu në pranga.

Ka qenë një dëshmitar i rastit që ka parë një nga skenat e tmerrshme, kur dy fëmijët, motër e vëlla, pasi kishin qenë te varri i nënës në Toelo, merren me dhunë nga babi, futen në makinë e aty lëshojnë thirrje për ndihmë

Në vend ndërhyjnë forcat e policisë dhe pas hetimeve të para babai arrestohet. Pas kësaj zbulohen edhe akuzat ndaj babait të dhunshëm dhe vitet e gjata të dhunës që kishin përjetuar gruaja që vdiq e sëmurë dhe pas saj edhe fëmijët.

Gruaja ishte me tumor dhe ai e dhunonte edhe në kohën e trajtimit, madje si kanë dëshmuar fëmijët i ka thyer edhe një dru në kurriz. Gruaja vdiq në 2015 dhe burri ia nxirrte më pas inatin fëmijëve, duke i kërcënuar se “do ti varroste së bashku me mamanë e tyre”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.