Horoskopi

Horoskopi i datës 8 mars 2017

06:09 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Në dashuri do të tregoheni pak posesivë si dhe do të ndikoheni nga kritikat dhe pakënaqësitë në familje. Jeni të qetë vetëm me miq që ju mundësojnë ekuilibër. Do të keni disa shpenzime të mëdha për shtëpinë: bëhet fjalë për punime mirëmbajtjeje.

DEMI

Në punë do të jeni shumë të mirë. Mërkuri së bashku me Plutonin do t’ju japin kthjelltësi dhe siguri në organizimin sa më të mirë të projekteve tuaja. Me kolegët komunikoni në një atmosferë të qetë dhe bashkëpunuese, dhe çdo gjë bëhet në kohë.

BINJAKËT

Do të jeni të shënjestruar nga raste të ndryshme dhe të joshur nga perspektiva emocionuese, por do të vazhdoni të jeni të pavendosur. Bëni mirë të jeni të përgatitur kur mendoni të bëni diçka. Do të bëni shpenzime të çmendura për të bërë të lumtur personin e zemrës.

GAFORRJA

Do të tregoheni grindavecë me partnerin tuaj, apo ndoshta është partneri që tregohet grindavec me ju, dhe në fund, edhe nëse jeni armatosur me qëllimet më të mira, do të humbni durimin… Ju prek i njëjti fat si i Hënës që, duke kaluar në shenjën tuaj, përballet vetëm me planetë armiqësorë.

LUANI

Nga ana juaj do të keni Marsin, Jupiterin dhe Uranin, që do t’ju ndihmojnë gjatë ditës. Gjithashtu keni ndjesinë se diçka e mirë do të ndodhë. Dhe në fakt gjatë mbrëmjes, me hyrjen e Hënës në shenjën tuaj, diçka e bukur do të ndodhë.

VIRGJERESHA

Do të keni dashuri të pakufishme. Shtëpia juaj do të jetë si arka e Noes, nëse familja nuk do të vendoste një farë vetoje. Një Hënë miqësore, të paktën deri në mbrëmje, mbron marrëdhëniet dhe ndriçon ëmbëlsisht shpresat tuaja.

PESHORJA

Hëna do të jetë e paparashikueshme: ditën ngatërrestare, ndërsa në mbrëmje armiqësore. Në çift do të keni mosmarrëveshje, por do të mjaftojë vetëm të përqendroheni për të gjetur idealet e përbashkëta, për të pasur paqe dhe harmoni. Do ta kaloni mbrëmjen me miq të veçantë.

AKREPI

Do të jeni të suksesshëm në shkollë dhe në punë. Ndoshta në të vërtetë ndiheni të pakënaqur, por kur ke fantazi e tejkalon mërzitjen! Hëna plot gjallëri, gjatë ditës ju mbështet ëmbëlsisht ëndrrat dhe dëshirat, ndërsa në mbrëmje ju sjell me këmbë në tokë.

SHIGJETARI

Dita mund të jetë një e mërkurë e zakonshme, duke u përqendruar në studime apo në punë të çfarëdoshme, por në mbrëmje, me Hënën e Zjarrit, gjërat bëhen të veçanta. Do të ishte ideale një vallëzim të përqafuar me partnerin: rrahjet e ndërsjella të zemrës thonë ato që nuk i shprehin dot fjalët.

BRICJAPI

Gjatë gjithë ditës do të keni partnerin dhe Hënën kundër. Përveç kësaj, Marsi dhe Urani armiqësorë do të krijojnë ndërlikime në menaxhimin e punëve të shtëpisë. Nëse diçka nuk shkon, atëherë bëni ndryshimin e duhur sa më parë që të jetë e mundur.

UJORI

E padëmshme do të jetë Hëna gjatë ditës, e cila këmbëngul që të punoni. Në mbrëmje, pasi të keni mbyllur të gjitha punët, do t’i përkushtoheni vetëm dashurisë. Ardhja e stinës së re kërkon që të bëni ndryshime, për të qenë më të freskët.

PESHQIT

Hënën do ta keni mike deri pasdite vonë. Të përkëdhelur nga vala e saj, do të shprehni anën tuaj emocionale, por pa ndërhyrë në ecurinë e punës. Në një intervistë pune më në fund do të keni mundësinë për të provuar se kush jeni dhe çfarë mund të bëni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.