BOTA

Hungari/ Gati ligji në Kuvend për të larguar organizatat e Soros-it nga vendi

15:10 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Duket se idea e politikanëve hungarezë për të kufizuar organizatat joqeveritare do të zbresë në Parlament. Ka qenë zëdhënësi i partisë që ka pushtetin, Fidesz, ai që ka bërë publik lajmin. Ligji ka si objektiv kryesisht grupet e përkrahur nga miliarderi amerikan i lindur në Hungari, George Soros, si “Transparency International” dhe “Unioni Hungarez për Liritë Civile”.

Synimi i këtij ligji është zbulimi i fondeve të huaja të marra nga “organizata agjenturore” që synojnë të ndikojnë në politikën hungareze. Një deputet i Fideszit është shprehur më parë se organizatat e sponsorizuara nga Soros duhet të fshihen nga vendi.

Halasz shtoi se ligji do të miratohet me siguri nga parlamenti gjatë sesionit pranveror. Më 2014, kryeministri Viktor Orban urdhëroi masa kufizuese për grupet civilë të përkrahur pjesërisht nga Norvegjia, por investigimet dhe auditet e detajuar nuk zbuluan ndonjë parregullsi të rëndësishme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.