AKTUALITET

Ktheheshin nga festimet e 8 marsit, makina del nga rruga, gruaja humb jetën

16:16 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të Pogradecit ditën e sotme.  Një grua ka humbur jetën dhe dy persona kanë mbetur të plagosur Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg. Teksa udhëtonin në drejtim të Pogradecit, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Dy të plagosurat janë dërguar me urgjencë në Spital, ndërsa një prej tyre, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti, duke ndërruar jetë në spital. Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Gratë kanë qenë duke u kthyer nga festimet e 8 marsit, teksa makina që udhëtonin është aksidentuar.

Balkanweb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.