POLITIKË

Mustafa Nano e quajti “horr”, ja si i përgjigjet demokrati Edi Paloka

09:20 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me etiketimin që publicisti Mustafa Nano i bëri dy ditë më parë si “horr” në partinë e drejtuar nga Lulzim Basha. Analisti Mustafa Nano i kërkoi kreut të PD-së, Lulzim Basha, të ishe pjesë e çadrës së demokratëve për të thënë disa të vërteta që deri më tani nuk janë thënë nga askush që ka qenë pjesë e saj. Në një intervistë për “Panorama”, Nano deklaroi se donte të ishte pjesë e çadrës për t’i thënë Bashës se Paloka, Strazimiri, Noka etj., nuk janë më pak horra se ata që ka sjellë Rama në Parlament.

Përmes një reagimi të gjatë për gazetën “Panorama”, nënkryetari i PD-së, Paloka, i kthen përgjigje publicistit, duke i kujtuar se ai vetë është autori i kushtrimit “Të bashkohen gjithë qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën”. “Nuk ka si t’i bëjë përshtypje çështja e horrave Mustafait sepse Mustafai është autori i kushtrimit “Të bashkohen gjithë qelbësirat për të rrëzuar Sali Berishën”. Pra, mund të konsiderohet si një farë “ideologu” për Ramën në këtë pikë”- shkruan Paloka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.