BOTA

Thaçi: FSK, detyrën si çdo ushtri, Kosova s’është peng i Serbisë

18:17 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas takimit me ambasadorët e Quint-it të akredituar në Kosovë, Hashim ka dalë në një konferencë për media. Presidenti i Kosovës duke iu përgjigjur ndërkombëtareve për projektligjin e FSK-së, Thaçi tha se Kosova nuk po bën asnjë hap të papritur e asnjë befasi, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar me transformimin e FSK’së. “Kosova po bën një akt ligjor dhe kushtetues. Ne si institucione demokratike kemi vendosur që FSK-së t’ia japim mision dhe detyrat e një ushtrie moderne e cila do të jetë në gjendje që ta kryejë këtë mision. Detyrat e reja  FSK do t’i marrë në përputhje me ligjin e ri, që të bëjmë FSK-në një ushtri moderne, multientike dhe të gatshme për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të ruajtjes së paqes në rajon dhe sa herë i kërkohet asaj të jap kontributin në këtë drejtim”, tha Presidenti i Kosovës.

Më herët, në një intervistë dhënë për “Zëri i Amerikës”, Presidenti Kosovës ka thënë se do të dëshironte që ky proces të mbështetej edhe nga përfaqësuesit politikë të komunitetit serb në Kosovë, që siç tha ai, po pengohen nga Beogradi. Më tej Thaçi ka thënë se fati i Kosovës nuk është i lidhur me fatin e asnjë kryeqyteti të rajonit. Sipas tij, Forca e Sigurisë do të luaj rolin dhe detyrat si çdo ushtri e çdo vendi të pavarur dhe sovran. Do të jetë në shërbim të çdo qytetari të Kosovës, do të jetë forcë shumë etnike dhe do të ruaj tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. “Fati i Kosovës nuk është i lidhur me fatin e asnjë kryeqyteti të rajonit. Jemi vend i pavarur dhe sovran që marrim vendimet tona. Lista Serbe nuk ka qenë e gatshme të votojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, të votojë ligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, një ushtri jo vetëm e shqiptarëve, por një ushtri shumë etnike dhe në shërbim të të gjithëve”, është shprehur Presidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.