Show-Bizz

Vëllezërit Xhaka urojnë 8 Marsin, dedikime të ndjera për nënat

11:54 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka janë gjithnjë aktivë në rrjetet sociale, aq më tepër në raste festash. Në ditën ndërkombëtare të gruas, nuk kishin si të mungonin urimet e dy vëllezërve. Kështu, Taulanti ka shkruar në gjermanisht dhe anglisht: “Gëzuar ditën e gruas”, e mandej në shqip: “Gëzuar 8 Marsin NËNA të dashura! Ju që me aq mund e sakrificë na rritët dhe na edukuat, Ju që na falni pa fund dashuri, Ju që nuk ju zë gjumi, po nuk u siguruat që ne jemi mirë, mirënjohje dhe dashuri pa fund NËNA të dashura!”. Ndërkaq, e menjëhershme ka qenë përgjigja e nënës, Eli, e cila i shpreh falenderimet djalit. “Faleminderit djali im, qofsh i bekuar gjithmonë. Të do mami pa fund”.

Ndërsa mesazhi i vëllait të vogël, Granitit ishte më personal dhe i shoqëruar me një foto të tij me nënën, kur ishte i vogël. Ja çfarë shkuan ai në rrjetin social “Facebbok”. “8 MARSI, një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë duhet t’u përulemi e t’i falënderojmë shumë për gjithçka kanë bërë për ne. Sa net pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME. Të them nga zemra që je gjithçka për mua dhe gjatë gjithë jetës sime do të jem mirënjohës. Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymëzon të eci i sigurt përpara. Të dua shumë NËNA ime!
Gëzuar festën edhe shumë e shumë festa së bashku”, shkruan mesfushori i Arsenalit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.