POLITIKË

Pak orë pas drekës Lu-Basha, PD: Nuk heqim dorë nga qeveria teknike

15:43 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas drekës me ambasadorin e SHBA-së, Lulzim Basha, ka mbledhur partitë aleate ku kanë diskutuar për protestën dhe vazhdimin e saj. Menjëherë pas takimit, PD deklaroi se Koalicioni Opozitar vendosi ngritjen e Kuvendeve Qytetare Për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme anembanë Shqipërisë, me përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, si pjesë e Lëvizjes popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Koalicioni Opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Koalicioni Opozitar shpreh vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga krimi në pushtet dhe paratë e drogës, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në deklaratën për median.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.