AKTUALITET

Vlorë/Shkrumbohet banesa e biznesmenit, dyshimet, zjarri pas grabitjes

21:20 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shtëpia e një biznesmeni është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Skelës”, në lagjen “Pavarësia”. Sipas të dhënave që gazetari Enrik Mehmeti raporton, në banesën e përfshirë nga flakët që ndodhet në katin e gjashtë nuk kishte njerëz pasi pronarët ndodheshin në Tiranë. Mësohet se banesa është në pronësi të biznesmenit të ndërtimit Albert Isufi. Ndërkohë disa dëshmi hedhin dyshime se banesës i është vënë flaka pas një vjedhjeje të mundshme për të fshirë gjurmët. “Kemi parë dy njerëz të ngarkuar, dukeshin si hajdutë”, thonë banorët. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.