20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 9 Mars 1997

06:00 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vazhdojnë ngjarjet në Vlorë, i dorëzohet policisë

Vlorë –  Demonstruesit kapin një punonjës të SHIK-ut. Ngjarja është denoncuar nga vete protestuesit vlonjatë gjatë fjalimeve të zakonshme te djeshme. “E kapem ne nje makine dhe kishte dokumentin e SHIK-ut si dhe radio dhe telefon celular”, kanë deklaruar protestuesit të cilët me ndërhyrjen e komisarit të Vlorës ia kanë dorëzuar atë policisë.
“Në orën 12:00 të natës që shkoi, një makinë me dy persona brenda ka qëndruar të posta, 300 metra larg grevës së studentëve kanë deklaruar dje protestuesit duke iu referuar të dhënave të grupit të rojeve të grevës së urisë – grupi ynë i rojeve ka verifikuar dhe më pas ka ndërhyrë te ata duke i kontrolluar, i kanë marrë të gjitha dokumentet, kishin armë, dokumentin e SHIK-ut, radiomarrëse dhe telefon celular thuhej në dëklaratën e rojeve të grevës. Pasi ështe kapur punonjësi i SHIK-ut është rrahur dhe ka qenë ndërhyrja e komisariatit që e ka shpëtuar. Atij i është dorëzuar dhe dokumenti i identifikimit të Shërbimit Informativ.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.