POLITIKË

Berisha përmend “luftë, çohu popull” dhe ka një mesazh për Edi Ramën

11:04 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot në çadrën e protestës së PD. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin protestën për të larguar qeverinë Rama. Berisha lëshoi një paralajmërim: Nuk dorëzohemi deri sa të ikë Edi Rama. Nuk keni parë gjë akoma!

“Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi kurrë nga luftra, do vazhdojmë Luftën. Mbaje mend Edi Rama, mbaje mend mirë. Ju bëj thirrje që çdo darkë e cdo mëngjes të kujtojnë himnin. Revolucioni ndalet vetëm me realizimin e qëllimit. Ne jemi burra dhe gra që nuk largohemi nga lufta, do vijojmë drejt fitores. Çohu popull. Rama ik!”, tha Berisha.

Ndërkohë, Dashamir Shehi u shpreh se protesta e opozitës që ka hyrë në ditën e 20­të nuk duhen marrë si lojë.

Sipas tij, nëse maxhoranca nuk pranon qeveri teknike, le të vijojë me teknikat e veta. “Kush ka menduar që kjo është një lojë këtu nuk ka lojë fare.

Nëse kjo mazhorancë do të luaj këtë lojë nëse nuk pranon qeveri teknike le të vijojë me teknikat e veta. Le të hyje në zgjedhje e vetme pa opozitën” u shpreh Shehi.

I pyetur nëse partia e tij do të regjistrohet në KQZ, ai u shpreh se pa zgjedhjet të lira është e kotë te regjistrohesh, dhe se vendimi për mosregjistrim ka qenë i përbashkët nga ana e koalicionit opozitar. “Shqiptaret duhet të kuptojnë që ky është reagimi i fundit. Ne kërkojmë ndryshimi të kushteve dhe jo të pushtetit. Mosregjistrimi në KQZ është një vendim që është marrë në mënyrë kolektive. Kjo është protesta më e qetë dhe më paqësore.

Opozita e ka treguar frymën e saj të tolerancës. Ne do të ushtrojmë gjithë presionin tonë me të gjitha armët e mundshme që janë të ligjshme, per rrezimin e pushtetit”, tha Shehi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.