AKTUALITET

“Blici Rrugor”, policia vendos 488 gjoba vetëm në një orë

19:50 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka vijuar edhe ditën e sotme operacioni “Blici Rrugor” i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Operacioni për ditën e sotme nisi në orën 14:00 dhe zgjati deri në orën 15:00.

Në të gjithë vendin u angazhuan 154 pika kontrolli të cilat vendosën:

189 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

145 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe 164 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.