BLUETOOTH

BLUETOOTH – Nostalgji/ “Në shtrat” me Orinda Hutën…

16:00 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




– Jemi në Suplementin rozë të “Gazeta Shqiptare” “BLUEOTOOTH” të disa viteve më parë, doni të kujtoni si kanë qenë asokohe VIP-at dhe politikanët tanë dhe çfarë kanë thënë ata, zbulojeni në www.gsh.al

– Ky shkrim u botua më 12 Shtator 2009

Në shtrat me…
Orinda Huta: Fle me të brendshme, por po qe vapë…
Si do të ishte të jesh në shtratin e Orindës? Eh… Ndërsa të gjithë vini në lëvizje imagjinatën tuaj, zbuloni së pari se çfarë ndodh në shtatë orët që këngëtarja bukuroshe Orinda Huta kalon në krevatin e saj të dashur: mes librave, të parit televizor, ndonjëherë edhe duke ngrënë, por edhe kur është me të dashurin…
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Mundohem të kaloj 7 orë për të çlodhur veten në gjumë. Pjesën tjetër mund ta kaloj duke lexuar në krevat ose duke dëgjuar muzikë.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Shtatë orë më duhen patjetër për t’u çlodhur plotësisht dhe për të qenë e freskët për ditën që më pret.
Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?
Zakonisht preferoj të fle me të brendshme, pastaj varet sa vapë është…
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Me raste më pëlqen të ha në shtrat, më pëlqen të lexoj dhe shumë të tjera që shtrati të ofron.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Kënaqësia më e madhe e natës…
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
I preferoj të gjitha pozicionet. Jam shumë e lëvizur.
Po kur je më të dashurin?
Në anën e djathtë të shtratit.
Të qëllon kur je me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Jo, nuk më qëllon shpesh, vetëm nëse jam në një super stres mund të ndodhë që të ndjehem keq gjatë gjumit.
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Preferoj të mbulohem e tëra.
A flet në telefon dhe bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Nuk kam pasur nevojë ta bëj.
A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Shumë rrallë më ka ndodhur të luaj me jastëk, kjo ka ndodhur vetëm nëse të tjerët i zë gjumi para meje. Unë ose filloj e flas pa pushim, ose kur shikoj që nuk ia dal, filloj e godas me jastëk.
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
jo, zakonisht bëj një gjumë të qetë. Vetëm në kohë të rënduar me punë mund të kem probleme me gjumin.
Çfarë urren më shumë në shtrat, kur je me dikë tjetër?
Nuk urrej asgjë, gjithçka është perfekt.
Kur je vetëm, të ka ndodhur të zgjohesh duke shtrënguar jastëkun?
Jo, nuk më ka ndodhur asnjëherë…
Si do të ndiheshe nëse i dashuri do të kthente kurrizin?
Do e përqafoja nga pas, sepse pas pesë minutave do i ktheja unë kurrizin e ai do vinte menjëherë pas meje.
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe të prek, si do të reagoje?
Ajo me të cilën do flija pa problem do ishte motra ime ose shoqja ime që ka vlerën e motrës, ndaj nuk do kisha fare probleme.
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Kryej nevojat e mia personale dhe më pas, në shtrat.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Gjithnjë dërgoj një mesazh.
Çfarë nuk të pëlqen kur je duke udhëtuar dhe fle në ndonjë hotel?
Mua më krijon probleme ndërrimi i ambientit. Nuk mund të fle në çdo vend që më del para. Dua kohë të mësohem me një vend që nuk është i imi.
Të ka ndodhur të zgjohesh në shtratin e dikujt e të thuash: Ç’dreqin dua këtu?
Kurrë, dhe kurrë nuk do të më ndodhë. Jam gjithmonë shumë e përgjegjshme për veprimet e mia.
Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në dhomën e prindërve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.