AKTUALITET

Depresion i thellë, vetëvritet një 26-vjeçar në Rrogozhinë

13:58 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në kushte të rënda depresioni një djalë i ri 26-vjeçar në Rrogozhinë i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duke u vetëvrare me armë zjarri.

I riu I.XH. është gjetur i pajetë nga familjarët të cilët kanë dëgjuar krismat dhe janë nisur me nxitim drejt vendit të ngjarjes, ku i riu i dha fund jetës.

Ai ishte menjanuar në një cep të oborrit të shtëpisë dhe shkrepi armën duke vrarë veten.

Nuk dihen ende rrethanat që çuan të riun të merrte këtë vendim ekstrem, por bazuar nga deklarimet e familjarëve dyshohet se i riu prej disa kohësh ishte në gjendje depresioni.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automatiku, model 56, një krehër me 16 fishekë, një gëzhojë e një çantë me 45 fishekë, model 56.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.