AKTUALITET

Dhuna, vjehrra: Nusja desh më mbyti. E reja: Ajo është e sëmurë, më ka qëlluar me sëpatë

14:50 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Shpresa Kuci, 63-vjeçarja që denoncoi djalin dhe nusen për dhunë, i duhet të rrijë nën një çati me këtë të fundit, ndonëse policia ia ndaloi të resë që t’i afrohet. Mungesa e kushteve i detyron të vazhdojnë bashkëjetesën, në një kohë që burri i familjes ndodhet në burg. Në një intervistë për “News24” dhe “Balkanweb”, 63-vjeçarja Shpresa Kuci ka rrëfyer sherrin dhe si nisi ngjarja, ndërsa thotë se nusja dhe djali e rrahin gjithmonë.Unë isha poshtë. Isha sëmurë moj. Ai më bënte llafe pse se mbajte çunin. Unë isha sëmurë, nuk ngrihesha dot. Desh më mbytën moj… Më bënë për ibret ata të dy. Edhe nusja më qëlloi. Më kafshoi në dorë dhe në gisht dhe desh më mbyti”. E pyetur nëse është hera e parë që të qëllon djali, Shpresa, u përgjigj: “Eee sa herë, kushedi sa herë. Prandaj e futën brenda. Edhe nusja nuk mbahet, është e keqe shumë. Ajo e bie sherrin në shtëpi”.

Nga ana tjetër, e reja, Fatmira Kuci ka treguar se e vjehrra e qëllon me kazmë. Madje, ajo tregon se edhe kur ka qenë shtatzënë ka rrezikuar fëmijën pasi ajo e ka qëlluar me sëpatë. 27-vjeçarja tregon se Shpresa Kuci nuk është mirë nga shëndeti mendor. Ja çfarë thotë ajo për ngjarjen: O ma i thashë unë, mbaje pak çunin. Ajo nuk ma mbajti, ma hodhi çunin e vogël dhe këtë. Nuk e mbajti nga inati. Ajo është e sëmurë nga trutë e kokës. Burri nga inati që i gjeti kalamajtë me të qara iu kthye mamasë. U hodh nga rrjeta dhe iku tek kryeplaku. Ajo mua më vret me kazmë. Kam bërë një herë denoncim. Kur kam qenë shtatzënë dhe kam lindur çunin e madh ajo më ka qëlluar, se me sëpatë, se me hekur dhe mua më ka rënë të fikët, kalova rrezik dështimi. Nuk më ka dashur kurrë, kurrë…”, – ka treguar 27-vjeçarja Fatmira Kuci, e cila pohon se s’ka ku të shkojë me dy fëmijë të mitur. Familja Kuci jeton në kushtet e varfërisë në banesën e tyre në fshatin Poshnje, mes konflikteve të vazhdueshme familjare, të gjeneruara nga marrëdhënia vjehrrë-nuse. Fitimi dhe Fatmira, me një diferencë të madhe në moshë, janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Martesa e parë se sejcilit prej tyre ka përfunduar në divorc.

 Ngjarja

Dhuna në familje sa vjen dhe bëhet më problematike, teksa një 63-vjeçare në Urën Vajgurore është dhunuar nga djali dhe bashkëshortja e tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Poshnje, ku Shpresa Kuci ka denoncuar në polici dhunën me grushte dhe shkelma nga i biri, Fitim Kuci, 41 vjeç, i cili është vënë në pranga nga uniformat blu. Ndërsa, bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Fatmira Kuci, është ndaluar nga Policia që t’i afrohet të moshuarës. 63-vjeçarja me shenja në fytyrë dhe kokë rrëfen se u dhunua nga djali dhe nusja, pasi nuk pranoi të kujdesej për fëmijët, për shkak se është sëmurë. E në një kohë që nuses i është ndaluar t’i afrohet vjehrrës, mësohet se një ditë pas ngjarjes që të dyja ato jetojnë në të njëjtën banesë. 63-vjeçarja ka apeluar shtetin që të largojë nusen e djalit nga banesa, pasi ndihet e frikësuar. Nga ana tjetër, e reja, Fatmira rrëfen se është e detyruar të thyejë urdhrin e mbrojtjes, pasi nuk ka ku të jetojë. Ndërkohë, ajo ka dhënë një tjetër version të ngjarjes. 27-vjeçarja ka deklaruar se situata u acarua, pasi e moshuara hodhi fëmijën e tyre 6 muajsh në tokë. Fatmira deklaron se ajo është dhunuar vazhdimisht nga vjehrra e saj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.