AKTUALITET

Ekstradohet në Tiranë nga Franca, i dyshuari për vrasje të babë e bir

14:38 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ekstradohet nga Franca në Tiranë, Aleksandër Gjini 39-vjeç banues në Fushë-Kuqe-Kurbin, pasi dyshohet për vrasjen  babë e bir, ngjarje kjo e ndodhur ne Laç në vitin 2013.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, efektivët e Interpol Tiranës kanë kryer ekstradimin nga Franca drejt vendit tonë të 39-vjeçarit.

I dyshuari është i dënuar me 23-vite burg për veprat penale “vrasja në rrethana cilësuese, e  kryer në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” nga Gjykata e Rrethit Kurbin me datë 30 qershor 2016.

Më datë 6 qershor 2013, rreth orës 20:45 shërbimet e Komisariatit të policisë Kurbin janë njoftuar se ne lagjen “Alk” te fshatit Fushë-Kuqe të rrethit Kurbin ishin vrarë me armë zjarri D.Vukaj dhe L.vukaj, banorë të fshatit Fushë-Kuqe.

Valentin Gjini sëbashku me babanë dhe dy vëllezërit e tij kanë qëlluar me armë zjarri automatik për probleme pronësie në drejtim të D. dhe L. Vukaj, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.