AKTUALITET

Plagos gruan me thikë, arrestohet 53-vjeçari nga Patosi

13:23 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar sot në Patos, ku një burrë ka plagosur me thikë gruan e tij. Kështu, rreth orës 10:05 të paradites së sotme, Arben Hoxha 53 vjeç ka goditur me thikë në banesë bashkëshorten e tij, L.Hoxha 52 vjeçe, banuese në fshatin Kuqar, Patos. Gruaja u dërgua menjëherë me urgjencë në spitalin e Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga sa mësohet, gjendja e saj fatmirësisht është e stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në polici, ku po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Mësohet se, burri vuan nga një sëmundje e rëndë dhe po ndjek seanca kimioterapie dhe mendohet se gjithçka ka ndodhur në gjendje të rënduar psikologjike. Ky është rasti i dytë në pak kohë, ku burrat plagosin bashkëshortet e tyre me thikë. Dy ditë më parë një burrë në Fushë-Krujë plagosi me thikën e bukës gruan e tij, për shkak se kjo e fundit erdhi vonë në shtëpi dhe në gjendje të dehur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.