AKTUALITET

Kapet 1.2 tonë kanabis në Bari, skafistët kërkuan të arratiseshin, por… arrestohen

16:25 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ka përfunduar me sukses ditën e sotme nga Guardia di Finanza një operacion anti-drogë në brigjet e Barit, ku është sekuestruar një skaf me 1.2 ton kanabis dhe janë vënë në pranga dy shqiptarë. Skafistët, njëri 37 vjeç dhe tjetri 34 nga Vlora janë arrestuar për trafik ndërkombëtar droge. Në këtë operacion janë përdorur mjete ujore dhe ajrore, të cilat kanë lokalizuar një gomone të fuqishme, që po mbërrinte në brigjet puljeze, duke përfituar nga deti i trazuar, shkruan “Il Quotidiano italiano”. Dy trafikantët në bordin e gomones, pavarësisht kushteve të këqija të detit kanë tentuar të arratiseshin, dhe në përpjekje për të arritur më shumë shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes kanë hedhur një pjesë të ngarkesës në det. Ndjekja e drejtuar nga motovedetat e shpejta të Repartit Operativ Aeronaval të Barit ka përfunduar disa minuta më pas, duke çuar në vënien në pranga të dy vlonjatëve. Mjeti i sekuestruar është një gomone 9 metra e gjatë me 2 motorë të fuqishëm të vendosur jashtë gomones. Marijuana e sekuestruar ishte e ambalazhuar në 59 koli me përmasa të ndryshme, me një peshë totale prej 1215 kg. Sipas policisë italiane, nëse droga do të shitej në treg do të sillte fitime në vlerën e 12 milionë eurove për organizatën kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.