EKONOMI

Kartmonedhat false, si ti dalloni

09:59 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rrjetet sociale kanë publikuar foto të karmonedhave 1 mijë lekësh që po qarkullojnë në vendin tonë. Ditën e djeshme një person u arrestua në Gjirokastër, pasi tentoi te mbushte makinën me karburant duke dhënë një 1 mijë lekësh fals. E që të jeni vigjilent, Albeu ka publikuar disa këshilla që të mund të dalloni lekët fals. Nëse mendoni se verifikimi i shiritit të ndritshëm mjafton për të mos u mashtruar, gaboheni. Kjo, pasi falsifikatorët kanë perfeksionuar metodat e tyre duke shtypur mbi kartëmonedhat false edhe këtë element dallues. Megjithatë, nëse shihet me kujdes, tek kartëmonedha false nuk është i shënuar numri 1 000 lekë mbi shiritin e shndritshëm, ndryshe nga kartëmonedhat e rregullta.

Gjithashtu, një kartëmonedhë 1 000 lekë false është rreth 5 mm më e ngushtë se sa kartëmonedha 1 000 e rregullt. Kjo është një element i rëndësishëm për ta dalluar, pasi nëse shihet me vëmendje, dallimi është i dukshëm. Krahas kësaj, kartëmonedha e falsifikuar nuk e ka relievin mbi të, ndryshe nga kartëmonedha e rregullt, e cila ka reliev në disa pjesë të saj. Një element tjetër dallues është letra. Kjo e fundit është shumë e butë dhe duket si e lagur e rrudhur tek kartëmonedhat e falsifikuar, ndërsa letra e kartëmonedhave të rregullta është më e fortë dhe më e shndritshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.