EKONOMI

Komisioni i Ekonomisë shkarkon drejtoreshën e AMF, LSI voton kundër

11:09 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Komisioni i Ekonomisë ka shkarkuar sot drejtoreshën e AMF, Enkelejda, Shehi. Shkarkimi i kreut të AMF ka marrë 9 vota pro dhe dy kundër. Deputetët e LSI-së kanë votuar kundër shkarkimit të zonjës Shehi. Pak ditë më parë, ky Komisioni nuk ka mundur dot të shkarkojë drejtoreshën e AMF-së Enkelejda Shehi, pasi anëtarët e LSI kanë bojkotuar mbledhjen, duke thelluar në njëfarë mënyre përçarjen me Partinë Socialiste, me të cilën janë në koalicionin qeverisës. Përveç anëtarëve të Partisë Demokratike, komisionin e kanë bojkotuar dhe anëtarët e Lëvizjes Socialiste duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm për shkarkim. Shkarkimi i drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi e cila është gruaja e kreut të LZHK-së Dashamir Shehi është një nismë e Partisë Socialiste. Në mbledhjen e ditës së sotme, Komisioni ka votuar për shkarkimin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.