BOTA

Kriza në Maqedoni, Ahmeti: Mund të zgjas dhe 4 vite

12:22 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas krizës politike që ka mbërthyer Maqedoni, ka reaguar Ali Ahmeti.  “Kriza në Maqedoni mund të zvarritet me vite të tëra e nuk është çudi që të përdoret nga disa politikanë për të ndezur një konflikt etnik”, paralajmëron Ali Ahmeti, i cituar nga agjensia e lajmeve Reuters. “Kjo është një krizë politike, ndaj duhet zgjidhur me mjete politike e jo të kthehet në një problem ndëretnik, nga i cili të përfitojnë parti të caktuara”, është shprehur Ahmeti. Ngërçi, sipas kreut të BDI-së, rrezikon të zgjasë deri në 4 vjet, kur do të mbahen zgjedhjet e reja. Por, krerët maqedonas nuk janë të gatshëm të presin aq.

Thirrjeve të Nikolla Gruevskit për zgjedhje të reja parlamentare u ka bërë jehonë edhe kryeministri Emil Dimitriev. “Mënyra sesi duan disa t’i bëjnë gjërat në Maqedoni, duke përjashtuar shumicën etnike maqedonase, turqit etnikë, romët, vllehët, boshnjakët etj., nuk arrihet dot. Përpos kësaj, debatet që hyjnë thellë në Kushtetutën e vendit u çelën në periudhën post-elektorale dhe nuk ishin pjesë e diskutimeve përpara zgjedhjeve. Besoj se këto subjekte nuk duhet të jenë privilegj i elitave politike, por i njerëzve të thjeshtë, të cilët ta thonë fjalën e tyre në zgjedhjet e reja të përgjithshme, krahas atyre lokale”, ishte komenti i Dimitrievit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.