BOTA

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për lirimin e Haradinajt, e përshëndet edhe Ilir Meta

13:03 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë që kërkon lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, ku të gjitha grupet parlamentare kanë dhënë mbështetjen e tyre. Kështu, nga 79 deputetë që ishin në sallë, 78 kanë qenë “pro” rezolutës, ndërsa vetëm një ka qenë kundër. Ndër të tjera, kjo rezolutë parasheh edhe pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj. Ky i fundit, po mbahet në Francë që nga fillimi i këtij viti, mbi bazën e një fletë-arresti serb për krime lufte.

Miratimi nga Kuvendi i Kosovës të rezolutës që kërkon lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës është përshëndetur në fund të seancës së sotme parlamentare edhe nga Kreu i Parlamentit shqiptar, Ilir Meta. “Përshëndes rezolutën e sapomiratuar nga parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të Haradinajt”, – ka pohuar Ilir Meta në fund të punimeve të seancës së sotme plenare.

 

Pikat e rezolutës:

Lirimi i pakusht  i Ramush Haradinaj të ndodhë sa më shpejt dhe të konsiderohet detyrë primarë shtetërore.

Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.

Qeveria të kërkojë nga BE që të pastroj listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë shtetet tjera që refuzon juridiksionin e njëanshëm të Serbisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.