POLITIKË

Lulzim Basha i bën thirrje bisnesit t’i bashkohen nismës së PD

19:07 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ashpërsuar gjuhën ndaj qeverisë Rama ndërsa i ka bërë thirrje bisneseve të vogla dhe të mëdha që ti bashkohen nismës së PD. Gjithashtu Basha komentoi në çadrën e lirisë edhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave me 10%.

“Hera e fundit kur janë rritur rrogat e sektorit publik ka qenë korriku i vitit 2013. Ndërsa 420 mijë shqiptarë që punojnë në sektorin privat të vetmen rritje që kanë parë ka qenë rritja e tatimit mbi të ardhurat personale deri në 23% ka qenë rritja e tatim fitimit për bizneset në 15%, që ka rezultuar në pushime masive nga puna dhe ulje pagash në sektorin privat.

Ndërkohë janë shtrenjtuar në këto vite mallrat jetike mesatarisht me 12%. Karburanit 28%, tarifat e arismit të lartë 30%. Që nga 2013 nuk është dhënë shpërblimi i fundvitit. Pra po ti biem lapsit të së vërtetës dhe jo kunjës së mashtrimit me të cilin kruan veshin Rama i bie që me rritjen 10% pas tre vitesh i ka borxh akoma sektorit publik 11% sepse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë me 21%, si rrezultat i rritjes së cmimeve dhe taksave”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.