POLITIKË

Paralajmërimi i Bamir Topit: Mos luani me zgjedhjet, do përballeni me një rrezik të madh

19:45 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-presidenti Bamir Topi paralajmëron se Shqipëria do të përballet me një rrezik të madh në rast se nuk hiqet dorë nga artikulimi se “nuk do të ketë zgjedhje”. Ish kreu i shtetit i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus apeloi në drejtim të forcave kryesore politike që të ulen në tryezën e reformës zgjedhore.
Zoti Topi përjashtoi mundësitë e kandidimit të tij në listat e ndonjë partie tjetër përveç FRD. Sipas ish-kreut të shtetit e gjithë situata e sotme politike e ka fillesën te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.
Një ditë më parë pas një takimi të kryedemokratit Basha me aleatët, PD vendosi që as ajo dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; dhe rrjedhimisht të mos hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama. Pas këtij vendimi kreu i PAA, Agron Duka firmosi çregjistrimin e kësaj force në KQZ. Ndërkohë që ka patur edhe aleatë të Bashës që janë shprehur kundër këtij vendimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.