![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Emiljano Shullazi është shtruar ditën e sotme në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Teksa gjyqi ndaj tij është shtyrë plot 14 herë, personazhi i njohur për botën e krimit është paraqitur përsëri sot në spital, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. “News24” ka siguruar pamjet e transportimit të Shullazit në spital nën masa të rrepta sigurie. Furgonë të shumtë policie kanë shoqëruar Shullazin për në spital ku do të qëndrojë disa ditë i shtruar, pas disa problemeve me aparatin tretës.
Shullazi është arrestuar me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për të përfituar pasuri. Seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë plot 14 herë pasi vetë avokati i Shullazit ka deklaruar se klienti nuk ka mundësi të vijë në gjyq për shkaqe shëndetësore. Biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e të dëshmojë në lidhje me 550 mijë euro, të cilat sipas tij i janë marrë nga Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij.