AKTUALITET

Arrestohet një 39-vjeçar, godet me grushta specialistin e laboratorit mikrobiologjik

09:20 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 39-vjeçar, është vënë në pranga të policisë pasi ka goditur me grushta një laborant të shëndetësisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Fierit.

Sipas Policisë, i arrestuari është Ilir Alushaj, 39 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori” Fier.

Mjeku i dhunuar është 33-vjeçari me iniciale A.H.

Mësohet se Alushi kishte shkuar në spital për të kryer analizat e vajzës.

Vijojnë  hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.