POLITIKË

Reagon djali i kryebashkiakut të Poliçanit: Ja pse u zu babai me mësuesin

01:44 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas denoncimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha se kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka dhunuar në mes të qytetit babë e bir, të dy me profesion mësues, ka reaguar djali i kryebashkiakut.

Ai ka treguar se shkak i dhunës nuk ka qenë partia, por pikërisht ai. I riu sqaron se arsyeja ka qenë personale mes tij dhe djalit të mësuesit, të cilët janë zënë dhe kryebashiaku ka ndërhyrë për t’i ndarë. “Arsyeja e sherrit ishte personale midis meje dhe djalit të mësuesit, s’ka as politikë në mes, asgjë. Ua siguroj. Leje ça thotë Sala. Babai im duke më parë mua që po zihesha u afrua, u fut në mes të sherrit, duke na ndarë pasi gjërat mund të përkeqësoheshin. Tani ju lutem më thoni kush është ai prind qoftë kryetar bashkie apo deputet, ministër që shikon djalin të zihet dhe nuk ndërhyn?? Kërkoj faljen për zënien, pasi ishte e gjitha një keqkuptim dhe ju lutem publikojeni pasi dua që të qartësohet opinioni dhe nuk e durojmë dot atë nofkën ‘kriminel, bandit’. Ne nuk jemi të tillë, ju betohem për këtë. Kam bërë gabim, pasi isha në xhiro me babin dhe nuk i mendova pasojat që mund ta lidhin me politikën. Gabimi im. Nuk po ju kërkoj as të fshini lajmin, asgjë, po të paktën të dali dhe versioni jonë i ngjarjes se çdo gjë që bëjmë ne publikohet dhe merr ngjyra politike, nuk është gjithmonë kështu. Unë i kuptoj të gjitha ato që nxirrni juve sepse atë punë keni, po të paktën e kemi të drejtën e një sqarimi se ndihem fajtor për përfshirjen e babit tim në muhabete fëmijësh”, shkruan djali i tij për “JOQ”.

 

DENONCIMI

Ish- kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një ngjarje të shëmtuar, të ndodhur në Poliçan. Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë Adriatik Zotkaj, i cili ka rrahur në mes të rrugës  mësuesin, Feim Hoxha dhe djalin e tij.

Sipas  mesazhit të publikuar nga Sali Berisha, kryetari i bashkisë ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, i cili rezulton në arrest shtëpie për trafik droge. Ai  i është drejtuar mësuesit: “Pse me shikon kur kaloj rrugës apo ngaqe s`je me PS”.

Ky ka qenë shkaku që mësuesi bashkë me djalin janë dhunuar barbarisht.

Qytetarët dixhital denoncojnë:

-Kryebanditin e Poliçanit, Adriatik Zotka dhe të vëllain në arrest shtëpie për trafik droge sepse rrahin për vdekje mësuesin e nderuar Feim Hoxha së bashku me djalin e tij, po mësues.

– Çunat e krimit me uniformë nuk ndërhynë dhe nuk marrin padinë e viktimave.

Lexoni vet mesazhet e qytetarëve të një qyteti të Banditistanit!

I bej thirrje prokurorisë të vendose para ligjit këta kriminele me pushtet!

“Pershendetje Zoti Berisha , nje ngjarje e shemtuar dhe alarmante ka ndodhur sot ne Polican , Kryetari bashkise Adriatik Zotkaj ka rrahur nje mesues ,Feim Hoxhen se bashku me djalin e tij , ska as dy ore qe ndodhi , arsyeja kryetari i thote pse me shikon kur kaloje rruges apo ngaqe sje me Ps, e bene gjak dhe ate dhe djalin , policia su duk fare po fare , ngaqe dhe policat dhe banoret e ketuj qyteti kane frike , jua thashe ju kete lajm qe te ngrini zerin , se ndryshe policia nuk derhyn , gjynah , Ju lutem po denoncuat mos ma nxirrni emrin , kam familjen ketu dhe une jam dhe femer , ka ndaluar policine qe te shkoje qe te pyesi pse e rrahen , pse ndodhi sherri , madje do e kercenijne qe te mos beje denoncim , gjynah shume gjynah babe e bir i bene gjak , Aman vetem emrin ju lutem mos ma nxirrni , ”

“Mirmbrema Zoti Berisha.Sot ne oren 17 ne qender te qytetit te Policanit kryetari i bashkis Adriatik zotka bashke me te vellain qe e ka ne arest shtepie per drog rrahu barbarisht nje mesues shembullor bashke me te birin qe edhe ai ishte mesues por qe sot e pushuan nga puna .Ju lutem ta denanconi ,se ky bandit ska limit. Per kete arsye edhe numri im te mbetet anonim. Ju faleminderit
Emri i mesuesit eshte Feim Hoxha”

“Prsh desha te denoncoj nji akt kriminal te kryebashkiakut adriatik zotkaj polican
Sot me banden e tij rahu ne mes sheshit tomori nji mesus te respektuar moshatare fehim hoxha nuk eshte akti pare i kryebashkiakut per dhun ndaj qytetarve eshte bere i terbuar tani qe i ka dal edhe emri qe ligji dekekriminalizimit e shpall fajtor per shum vepra kriminale. Bes zemer me ju zoti shpetoft shqiperin nga keta kriminel”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.