KULTURË

Diana Çuli, replika me Tufën për poetët: Më vjen keq që vdiqën, por nuk ishte faji im

07:09 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shkrimtarja Diana Çuli është përballur mbrëmë me Agron Tufën në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës, pas akuzave që Tufa i bëri duke e cilësuar vrasëse të poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi. Debati nisi kur Çuli u ftua të ishte pjesë e takimeve “Letërsia e qyteti” dhe Tufa njoftoi protestë kundër saj. Në emisionin e së enjtes, ku të ftuar ishin Diana Çuli, Agron Tufa, Mark Marku, Bedri Blloshmi, Alda Bardhyli e Beti Njuma u fol për dosjen e poetëve. Nisur nga dosja e tyre hetimore, ku flitet edhe për akt-ekspertizën letrare të bërë nga Diana Çuli, vetë ajo sqaroi se ka qenë e detyruar të bënte recencën, por shtoi se nuk e quan veten përgjegjëse për çështjen. Ajo shtoi se Tufa nuk e bën për të hedhur dritë mbi të vërtetën, por theksoi se nuk do të ngrejë kredon e tij letrare e politike me të.

DEBATI, PYETJE, PËRGJIGJE E SQARIME

-SOKOL BALLA: Pse një reagim kaq i ashpër z.Tufa?

-AGRON TUFA: Nuk është zemëratë dhe nuk është e ashpër. Ku qëndron ashpërsia e zemërata në postimin tim? Kam qenë në përputhje me formimin tim të brendshëm dhe mendoj se kam bërë shumë mirë. Në një ambient letrar, ku çdo aspekt është i ndotur i kësaj shoqërie përpiqem të jap kontributin tim modest në vendosjen e disa raporteve etike e morale.

-Sokol Balla: Cila ishte zgjedhja ndaj të cilës ishit kundër?

-AGRON TUFA: Duke u rrethuar me aureolën e shkrimtarin, jo të gjithë kanë të drejtë ta bëjnë nëse kanë kryer një krim dhe nuk ka kërkuar të falur. Si e zë gjumi zonjën Çuli pa lypur ndjesë? Duhet të kish kërkuar falje me megafon në sheshin qendror.

-DIANA ÇULI: Shtroi disa çështje. Çështja e parë, ai e mendon veten se mund të bëjë thirrje me akuza tepër të rënda. Nuk e kam menduar se mund t’i bëni edhe për ata që janë përgjegjës. Është e rëndë të ma thoni mua. Thoni ju që janë fakte. Ju mendoni se keni legjitimitetin të thoni se unë nuk duhet ta bëj këtë takimin letrar. Kemi qenë në një stendë. Kam ardhur të ballafaqohem, nuk kam pse trembem dhe të sqaroj publikun. Ju mendoni se keni të drejtën. Nuk mu duk se qe mirë që të lexonit ata poetë duke tmerruar të tjerë. Mund ta sqaroni çështjen me institutin tuaj me mënyrë të ftohtë.

-AGRON TUFA: Unë do ta bëja dhe e bëra. S’e kuptoj se si ju zë gjumi pa kërkuar falje. E konsideroj vrasëse ose të drejtpërdrejtë një nga vrasëset e një poeti.

-BETI NJUMA: Ishte protestë komuniste. Je treguar i pa etikë Agron. I bëra thirrje të mos…

-MARK MARKU: Agroni ka pasur një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, prania e Dianës është e papranueshme për arsye etike. Zonja Çuli ka të drejtën të shkojë në çdo takim, por ka të drejtë edhe çdokush tjetër.

SQARIMI I ÇULIT: SI E MBAJ MEND ÇËSHTJEN

-SOKOL BALLA: E ndjeni veten përgjegjëse dhe a ka reflektim nga ana juaj?

-DIANA ÇULI: Është hapur më 1994 dhe kam dhënë një intervistë. Më 2007 kam dalë dy orë në një emision, kam thënë jam këtu dhe nuk iki nga Shqipëria dhe kam kërkuar që të zbardhet. I kam kërkuar ndjesë familjes Leka që emri im është përdorur dhe nuk e ndjej veten përgjegjëse. Ngjarja ka ndodhur 40 vjet më parë. Akuza është e rëndë dhe nuk u është bërë as njerëzve të diktaturës ajo që më është bërë mua. Prej 20 vitesh z.Blloshmi e ka shkruar këtë çështje në shtyp. Nuk kam dashur të replikoj se e kam kuptuar dhimbjen e tij. Nuk e quaja të drejtë të replikoja se i përkiste një dhimbje të madhe. Unë kam menduar se do të qetësohen gjakrat dhe do kuptohet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. 42 vjet më parë sa kisha hyrë në gazetën “Drita”, ka rënë bomba në kulturë, është arrestuar Lubonja e Paçrami, është anatemuar Xhevahir Spahiu nga Hoxha, është anatemuar Moikom Zeqo nga Mehmet Shehu. Ka nisur anatemimi i “Dimrit të vetmisë së Madhe” i Kadaresë. Jetonim në diktaturë, në rend policor. Ishte diktatura më e rëndë e kohës.

Nga e diela deri të martën na dridhej gjaku se ato që botonim mund të kritikoheshin. Ekspertizat ishin rutinë dhe detyrim ligjor për ne që punonim atje. Mua më ka ardhur hetuesi, por nuk të thuheshin hollësitë. Edhi vetëm cikli i poezive të Genc Lekës, si redaktore mu tha të bëja një analizë se na duhet. E kupton se poeti i tyre është në siklet. Nuk jam e zonja të shpjegoj se cili ishte ekuilibri i mendimeve, nuk jam sot me të njëjtat mendime. Nuk kam thënë që ka bërë agjitacion e propagandë, as që nxit masat. Nuk kam thënë asnjë fjalë që e rëndonte. Nuk e dija këtë histori, e kam dëgjuar më 1994. Nuk më ka zënë gjumi, jam ndjerë shumë keq. U hap një ulërimë që u dënua prej meje.

Ishte detyrim ligjor. Kur e shoh sot, kuptoj se kam pas një lloj maturie.

SOKOL BALLA: Sa mendoni se u ndikua nga ju?

DIANA ÇULI: Nuk ishte poezia, ajo që e dënonte me vdekje. Pse jeni marrë me këtë moment dhe jo me ata që janë shpërblyer. Unë nuk e quaj veten përgjegjëse për vrasjen. Hapeni dosjen. Jam e lënduar dhe e trishtuar për vuajtjen e Lekës e Blloshmit. Nuk e quaj veten përgjegjëse se ka 100 dëshmitarë.

AGRON TUFA: Ju ato poezi që ishin lirika mund t’i kishit dhënë një interpretim neutral, ju thoni mund t’i kisha bërë më keq. Nuk deshët ta bënit neutrale. Duke pas prejardhje familjare, ju kishit urrejtje të verbër për armikun e klasës. Nuk keni qenë e re, keni qenë 26 vjeçe. Keni bërë një krim. Nuk do ta pastroni shpirtin kurrë.

DIANA ÇULI: Si ju zë gjumi ju kur flisni më keq se në atë kohë.

SA NDIKOI RECENCA?

SOKOL BALLA: E shihni Çulin si përgjegjëse për atë që i ndodhi vëllait tuaj, ju dhe kushëririt tuaj? Sa ndikoi ajo recencë?

BEDRI BLLOSHMI: Emrin e Dianës e kam dëgjuar në gjyq. Gjyqtari u ngrit e tha Diana Çuli. Në një pjesë të seancës tha se janë recenca të njerëzve të partisë e kanë zbardhur helmin ndaj partisë. Vilsoni ishte agjitacion e propagandë, e Genci kishte përveç kësaj edhe sabotim ekonomik.

DIANA ÇULI: Për vjershat u pushkatuat? Për recencën time?

BEDRI BLLOSHMI: Për agjitacion e propagandë e sabotim ekonomik. Në seancat gjyqësore u fol për poezitë.

MARK MARKU: Aty ka pas makineri të madhe, sistemin e bëjnë njerëzit. Strukturat e represionit mbajnë përgjegjësi më të madhe. Nuk është vetëm Diana, ka pas spiunë e prokurorë. Diana, recenca jote, te Genci unë shoh një poet lirik nuk ka lidhje me atë që thua ti aty. Unë nuk dua të merrem nëse e ke bërë me dëshirë a pa dëshirë. Është recencë shumë e ashpër. Unë nuk e di nëse do isha në vendin e Dianës, nuk do isha i ndershëm të thosha se si do sillesha. Diana nuk është më fajtore se Hoxha. Ka disa hallka, ama është edhe Diana.

BEDRI BLLOSHMI: Ke pasur babanë në Sigurimin e Shtetit.

Diana Çuli: Ju kuptoj, por nuk ua pranoj. Lëreni babanë tim rehat. Z.Tufa nuk e bën për të vërtetën. Ju mendoni të ngrini kredon tuaj letrare e politike me mua. Nuk kam gabim tjetër veç kësaj.

SOKOL BALLA: E pranoni që është gabim?

DIANA ÇULI: Jo, nuk e quaj gabim, isha e detyruar.

“VRASJE PA DASHJE”

AGRON TUFA: Nuk është vrasëse në kuptimin e drejtpërdrejtë, por e çoi në shteg, edhe pa dashje, por jo se nuk kanë luajtur një rol. U la në fuqi dënimi me vdekje me vendim të Arianit Çelës. Recenca e ka rënduar situatën juridike.

MARK MARKU: Lazgushi thoshte se “kur vramë ne”, sepse i rëndonte mbi ndërgjegje, fakti që nuk kish mundur të bënte asgjë. Askush nuk e mendon se e vrau a pushkatua ajo, po ka qenë pjesë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.