AKTUALITET

I ofroi 10 mijë lekë ryshfet policit, pranga 42-vjeçarit në Elbasan

08:18 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




I ofroi ryshfet policit, për shkak se nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, por arrestohet. Kështu i ka ndodhur 42-vjeçarit, Urim Bomova, në qytetin e Elbasanit. “Arrestimi i tij u bë, pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd,  është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin me targa DB 0478 AB në shkelje të Kodit Rrugor,” – shkruhet në njoftimin e policisë.

Në momentin e ndalimit, 42-vjeçari, i cili është banues në Maqedoni ka tentuar t’i jap një kartmonedhë 1000 lekëshe punonjësit të policisë rrugore, me qëllim që t’i shmangej gjobës, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Por ka dalë “huq”, pasi është vendosur menjëherë në pranga, duke goditur kështu një tjetër rast mitdhënie. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.