BOTA

“I vrava se shisnin dashuri”/ Lirohet serial killeri italian, mes viktimave dhe një vajzë shqiptare

20:54 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lirohet serial killeri italian, Andrea Matteuç, i cili u dënua për vrasjen e një tregtari si dhe tre prostitutave, njëra prej tyre shqiptare. 54-vjeçari ishte dënuar më 1998-ën me 30 vjet burg, për vrasjen e tregtarit në 1980-ën dhe prostitutave mes viteve 1992 dhe 1995.  Ndërkohë, ai u akuzua dhe për tentativë vrasje të një vajze. ‘Corriere.it’ shkruan se 54-vjeçari ishte shtruar në spitalin psikiatrik në Reggio Emilia, ndërsa tashmë ai mund të kthehet në një spital të kujdesit mental në Valle d’Aosta. Matteuçi ishte shpallur i sëmurë mendor me një vendim prokurorie.

Viktima e parë ishte Dominic Raso, 50 vjeç, një tregtar fruta perimesh, të cilit Matteuçi e vrau me thikë mbrëmjen e 30 prillit të vitit 1980. Për këtë vrasje u burgosën në atë kohë 4 të rinj, por më pas u liruan. Ishte pikërisht Matteuçi ai që rrëfeu se kishte kryer dhe krime të tjera, siç ishte vrasja e Daniela Zago-s, 30 vjeçe, nga Torino në 1992-in, në ’94 Clara Omarei Bee, 26 vjeçe, nga Nigeria, 20-vjeçaren Albana Dakovi në vitin 1995 nga Shqipëria. Të gjithë u vranë dhe u dogjën. “I vrava sepse shisnin dashuri”, -tha Matteuçi para hetuesve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.