AKTUALITET

Itali/ Kapen dy shqiptarë me kokainë të fshehur në parakolpin e makinës

18:46 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
droga cocaina

Ka qenë një kontroll rutinë nga Policia e Venecias ajo që çuar në kapjen e dy shqiptarëve me dy kilogram kokainë. Nervozizmi tyre ka shtuar dyshimet tek policët, që menjëherë kanë kanë kontrolluar automjetin. Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kishin ndaluar me makinën e tyre, tip “Volksëagen”, para një supermarketi. Një qen me erë ka nuhatur në pjesën e përparme të makinës, ku dhe droga është gjendur. Dy kilogram kokainë ishin fshehur në parakolpin e makinës së shqiptarëve. Makina ishte e modifikuar për mbajtjen e lëndës narkotike. Dy të arrestuarit, 30 dhe 29 vjeç, janë ndaluar nga policia dhe po pyeten për hetimet e mëtejshme.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.