Tech

Kombinimi i aksesorëve, kulturë më vete

06:30 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




– Ja dhe disa këshilla për të kombinuar aksesorin tuaj që preferoni. Mundohuni të mos vini shumë aksesorë të artë. Gjatë ditës synoni një zinxhir të thjeshtë, të kombinuar me një këmishë ose me vath në formë rrethi, apo një varëse me një kanatiere për t’u dukur me trendy. Në mbrëmje, mund të vini një byrzylyk, i cili bie në sy me një fustan të zi seksi ose një gjerdan super elegant. Ari i bardhë, mund të kombinohet me shumë ngjyra: e preferuar është grija, e bardha, por edhe ngjyrat si e kuqja, vjollcë, e verdhë, gurkali, ndërsa portokallia jo.

Domethënia e mbajtjes së unazës

Mbajtja e unazës shpesh komunikon një lloj mesazhi ndaj vetes dhe ndaj mbarë botës. Meqë truri i majtë është përgjegjës për aspektin logjik dhe e kontrollon dorën e djathtë, është gjë e logjikshme të mendohet që mbajtja e unazës në dorën e djathtë paraqet një veprim logjik dhe të qëllimshëm si dhe dëshirën për ta kontrolluar jetën dhe veprimet e dikujt tjetër. Meqë truri i djathtë e kontrollon dorën e majtë dhe kreativitetin, unazat në dorën e majtë paraqesin besim, kreativitet dhe qëndrim. Mbajtja e unazave në ndonjë gisht të caktuar zakonisht është e lidhur me dëshirën për ta rritur fuqinë me të cilën është i lidhur ai gisht.

Gishti i madh

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e madh – Fuqia e vullnetit

Gishti i madh paraqet logjikën dhe fuqinë e vullnetit, kujdeset për personalitetin tonë dhe i kontrollon veprimet tona. Ky gisht është simbol i fuqisë si dhe i mendimeve të pavarura dhe lirisë.

Gishti tregues

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin tregues – Autoritet dhe Ambicie

Ky gisht paraqet nevojën tonë për ta rritur egon tonë dhe për të krijuar autoritet dhe fuqi. Ky gisht po ashtu lidhet me aftësi drejtuese dhe ambicie. Mbretërit mbanin unaza në gishtin tregues sepse njerëzit mendonin që ky gisht ishte shumë i fuqishëm.

Gishti i mesëm

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e mesëm – Identitet dhe Materializëm

Ky është gishti më i gjatë dhe për këtë shkak shpesh është i lidhur me qëllimin tonë në jetë. Njerëzit të cilët mbajnë unazë në këtë gisht, zakonisht kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes.

Gishti i unazës

Domethënia e mbajtjes së unazës në gishtin e unazës – Emocione, Kreativitet dhe Guxim

Mbajtja e unazës në gishtin e unazës paraqet lidhjen me zemrën, meqë mendohet se ky gisht është i lidhur me arterien e cila kalon në zemër. Për këtë arsye, ky gisht shpesh lidhet me ndjenjat tona të dashurisë dhe përkushtimit. Nëse unazën e ka blerë vetë personi i cili e mban unazën, atëherë ajo paraqet egoizëm, mendjemadhësi dhe besim në talentin personal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.