POLITIKË

Kryediplomati gjerman, Ramës: Mos e humbni rastin t’i bashkoheni BE-së

12:36 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Edi Rama është takuar me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Shqipëria ka mundësin e madhe historike t`i bashkohet  BE-se theksoi kryediplomati gjerman.

Gabriel është shprehur se reformat nuk janë të thjeshta në prag të proceseve zgjedhore, por shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE.

“Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta. Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE. Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin. Për këtë, ju jeni një garant”, është shprehur Gabriel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë, sidomos për reformën në drejtësi.

“Falë mbështetjes jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Shqipëria, partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin”, ka thënë z. Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.