POLITIKË

Lulzim Basha: Nuk do të ketë bojkot, por zgjedhje të lira dhe të ndershme

11:41 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi në çadrën e lirisë, deklaroi se nuk do të ketë bojkot të zgjedhjeve, por zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Sot, dorëzojmë në KQZ ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk do të ketë bojkot, por zgjedhje të lira e të ndershme dhe republikë të re”, tha Basha.

“Jemi këtu për një qëllim të madh politik e qytetar, për një kauzë europiane: zgjedhjet e lira e të ndershme. Në kushtet e kriminalizimit, në kushtet e drogës, në kushtet e mungesës totale të reformës zgjedhore, në kushtet e sabotimit të reformës në drejtësi nga ata që kanë frikë nga drejtësia e vërtetë, ka vetëm një zgjidhje: qeveri teknike, largimi i Edi Ramës dhe kabinetit të krimit”, shtoi Basha.

Kreu i PD-së përsëriti se nuk do të ketë tërheqje, pasi tërheqja, sipas tij, do të ishte tradhti ndaj qytetarëve shqiptarë

“Ju e thatë, ju e vendosët dhe ne do ta bëjmë realitet; qeveri teknike, largimin e Ramës dhe kabinetit të turpit, krimit dhe drogës, asnjë tërheqje nuk ka e nuk mund të ketë, cdo tërheqje do ishte tradhti para shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre”– tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.