Tech

Riselda Sejdija mbështet artistët e rinj, për të dytin vit radhazi në jurinë e “Tirana Art Fest”

20:47 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Riselda Sejdija njihet për mbështetjen që i jep artistëve të rinj. Krahas punës që bën çdo ditë me studentët në Akademinë e Arteve, kontributin e saj tashmë po e jep edhe me të rinjtë e Tiranës.  Koreografja e mirënjohur ka qenë pjesë e jurisë për të dytin vit rradhazi tek “Tirana Art Fest”. Eventi i organizuar nga Bashkia e Tiranës, ka për qëllim promovimin e talenteve të reja, në këngë, kërcim dhe multimedia.

Një event i Bashkisë Tiranë dhe departamentit të rinisë e kulturës me në krye Aspasjana Kërxhalli dhe Julinda Dhame, Drejtoresha e Përgjithshme e promovimit të qytetit, këtë vit erdhi me një risi, duke u shtrirë dhe në rrethinat e Tiranës. Bashkë me dy mentorë, balerinin shqiptar Klajdi Selimi, që ka qenë pjesë e “Amici”, në Itali si dhe kantautorin e njohur, Bojken Lakon, do të zgjedhin më të mirët nga 60 shkolla pjesmarrëse në audicionet e “Tirana Art Fest”. “Artistat kanë nevojë të promovohen, të ndjejnë konkurencën, e më pas të përballen me botën artistike”, ka shkruar Riselda në rrjetet sociale, duke përsëritur dhe një herë mbështetjen për të rinjtë që aspirojnë botën e artit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.