AKTUALITET

Shkodër/ Zjarr në një banesë, mbetet i vdekur 74 vjeçari

17:53 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një i moshuar ka mbetur i vdekur pasditen e sotme, në Shkodër, pas zjarrit që ka rënë në shtëpinë e tij. Rasti është regjistruar në lagjen ‘Rus’ ku 74-vjeçari Haki Hoxha, ka mbetur i bllokuar brenda shtëpisë pasi ajo u përfshi nga flakët dhe ka humbur jetën. Trupi i tij i pajetë është nxjerrë pas më shumë se 2 orësh ‘luftë’ me flakët jo vetëm nga zjarrfikësit por edhe banorët. Ndërkohë sipas raportimeve, zjarri rrezikoi edhe tre banesa të tjera ngjitur. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme 3 zjarrfikëse dhe forca të shumta policie.  Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë shpërthimi i një bombole gazi. Policia ka evakuuar banorët nga shtëpitë që rrezikuan të digjeshin.

NJOFTIMI I POLICISË

Me datë 10.03.2017, në orën 16.12 njoftohemi se  në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në vendin e quajtur rruga e Vajgurit, në një banesë dy katëshe ku jetojnë dy familje, ka rënë zjarr.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit.Punonjësit e policisë kanë evakuuar shtetasin R. H së bashku me familjen. Ndërsa në banesën e shtetasit H.H., 74 vjeç, punonjësit e policisë dhe zjarrfikësit nuk u futen dot për shkak të përmasave të mëdha të flakëve e që kishin përfshirë këtë banesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.