BOTA

Video/ Shqiptari plagosi 9 vetë me sëpatë, dëshmitari: U tmerruam!

12:29 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Autori që të enjten në mbrëmje la të plagosur 9 persona në një stacion treni në Dusseldorf të Gjermanisë, sipas mediave gjermane është nga Kosova. Një gjë të tillë e ka konfimuar dhe Policia gjermane, e cila ka bërë të ditur se personi që sulmoi 9 persona me sëpatë, i identifikuar si Fatmir H., është nga Kosova, por që jetonte në Wuppertal.

“Të enjten mbrëma, një 36-vjeçar nga Kosova që jeton në Wuppertal, lëndoi disa persona me anë të një sëpate. Më pas, ai iku nga stacioni duke kërcyer nga ura, ku pësoi disa lëndime. Kosovari ka qenë polic dhe vuan nga sëmundje mendore”, – shkruan policia gjermane në faqen e tyre. Ndërkohë që policia nuk e përjashton mundësinë që autori mund të ketë edhe një të kaluar terroriste. Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Autori u arrestua.

Ndërkohë që sipas informacioneve te gazetës gjermane “Del Spiegel”, i dyshuari Fatmir H., iu ka thënë hetuesve se ka vepruar i vetëm dhe ka shpresuar se gjatë sulmit policia do ta vrasë. “Ai ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik, pasi është vlerësuar se mund të bëjë vetëvrasje”, ka raportuar “Rheinische Post”, transmeton Gazeta Express.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.

POLICIA GJERMANE

Dalin të dhëna të reja për autorin e dyshuar për sulmin në stacionin e trenit në Dyseldorf të Gjermanisë. Policia gjermane ka treguar se kosovari Fatmir H., ka shkuar në Gjermani në vitin 2009. Në një konferencë për media, kanë treguar zyrtarë të policisë së qytetit dhe të landit Nordhein Westfalen, se kosovari është me banim në Wuppertal të Gjermanisë. Në konferencë u tha se, gjatë bastisjes së vendit ku jeton kosovari, i cili dyshohet se ka kryer sulmin në stacionin e trenit në Dusseldorf, janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë. “Sipas të gjitha gjasave, fjala është për një sulmues të vetëm, një person i hutuar, të cilit i janë gjetur medikamente për skizofreni dhe paranojë”, – u tha gjatë konferencës nga përfaqësuesi i policisë së landit Nordhein Westfalen, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu policia bëri të ditur se autori i dyshuar i sulmit, momentalisht gjendet në sallën e operacionit, pasi në largim e sipër nga vendi i ngjarjes ka kërcyer nga një urë në qytet dhe ka pësuar lëndime. Raportohet se ndër 9 personat e plagosur, tre prej tyre kanë marrë lëndime në kokë, pasi janë sulmuar nga mbrapa. Policia tregon se një nga të lënduarit është 13-vjeçar dhe një 30-vjeçar. “Të lënduar janë gjithsej 9 persona; katër gra dhe pesë burra”, thotë policia gjermane, duke shtuar se sulmuesi ka vepruar i vetëm, transmeton Express. “Ai ka tentuar të futet në një nga trenat, por fatmirësisht nuk ka arritur të futet, në të kundërt do të kishte më tepër viktima”, – thuhet në konferencë. Përfaqësuesit policorë tregojnë se gjendja e personave që kanë pasur lëndime më të rënda po shkon drejt përmirësimit.

DËSHMITARI

Kanë parë tmerr me sy ata që u gjendën mbrëmë në stacionin e trenit në Dyseldorf në Gjermani, ku kosovari i identifikuar tashmë si Fatmir H., masakroi me sëpatë 9 persona. Ndërkohë “JOQ” ka kontaktuar me dëshmitarin e kësaj ngjarjeje të rëndë, Jenny Zerka. Jenny ka treguar tmerrin që ka parë mbrëmë me sy. “Unë kam qenë 10 metra larg këtij tipit. Ra alarmi, ne menduam se ishte alarm bombe, ndërsa ai gjuante njerëzit me sëpatë në dorë. Kam parë tmerr me sy. Akoma nuk më besohet. Të gjithë vrapuam jashtë të tmerruar. Nuk di si ta shpjegoj, edhe sot s’më besohet se çfarë ka ndodhur.”

Gjithashtu Jenny tha për “JOQ”, se Fatmiri(autori) jetonte në Wuppertal. Ai ka ardhur me tren në Dyseldorf dhe në tren ka plagosur dy persona të tjerë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.